AKTUALITET, 8 Janar 2020, 09:24

Irani raketa ndaj bazave amerikane, Ministria shqiptare e Mbrojtjes: Nuk kemi ushtarë në Irak

Irani raketa ndaj bazave amerikane, Ministria shqiptare e Mbrojtjes: Nuk kemi


Ministria e Mbrojtjes së vendin tonë ka deklaruar se Forcat e Armatosura shqiptare nuk kanë asnjë ushtar në Irak.

Ky reagim i ministrisë vjen pasi Irani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy baza bazat ajrore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak.

Irani sulmon me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.

Sulmin e ka marrë përsipër Garda Revolucionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sulme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje.

Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur.