TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani ka sulmuar dy baza ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.
CNN raporton se 10 raketa kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit. Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë.
Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.
Presidenti Trump u informua për sulmet me raketa në bazat ajrore, të përdorur nga trupat amerikanë në Irak.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.