AKTUALITET, 8 Janar 2020, 08:59

VIDEO+FOTO/ Dalin pamjet, momenti kur rrëzohet avioni ukrainas në Iran, 176 viktima

VIDEO+FOTO/ Dalin pamjet, momenti kur rrëzohet avioni ukrainas në

Pamjet e kapura nga agjensia shtetërore iraniane e lajmeve “IRNA” tregojnë pasojat e mëdha të rrëzimit të aeroplanit ukrainas jashtë Teheranit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja vihet re momenti kur aeroplani ka marrë flakë në ajër më pas është rrëzuar në tokë. Gjithsej ishin 176 persona në bord, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Press TV – 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë janë konfirmuar të vdekur edhe nga Presidenti ukrainas.