AKTUALITET, 30 Prill 2022, 13:37

"Nuk mund të jemi selektivë ndaj oligarkëve"/ Agron Shehaj: Së pari ne duhet të bëjmë opozitë të vërtetë!

"Nuk mund të jemi selektivë ndaj oligarkëve"/ Agron
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tha se opozita duhet të jetë e vërtetë.

“Ne duhet të jemi të vërtetë. Së pari duhet që të bëjmë një opozitë të vërtetë. Duhet të zgjedhim të luftojmë dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve.

Vetëm në këtë mënyrë mund të dallohemi nga ata që sot kanë pushtetin dhe që e përdorin për interesat e tyre personale.

Nuk mund të jemi opozitë e besueshme nëse jemi selektivë apo shfaqim shenja dobësie para skandaleve. Aq më keq, nëse heshtim apo mbyllim njërin sy.

Hapja e partisë nuk varet nga sa të gatshëm jemi ne të mirëpresim të tjerët, por sidomos se sa të besueshëm jemi për qytetarët. Njerëzit do vijnë atëherë kur nuk të mos ketë asnjë dyshim, kur të binden se ne po punojmë për interesin e njerëzve.

Vetëm nëse bëjmë këtë dallim kryesor nga kjo shumicë, vetëm nëse bëjmë kontrastin me ta, mund të sjellim ndryshimin për shoqërinë. Vetëm kështu mund të fitojmë,” tha Shehaj.

"Nuk mund të jemi selektivë ndaj oligarkëve"/ Agron