AKTUALITET, 16 Maj 2022, 14:56

Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil në Austri

Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto që thotë se është shkrepur në vendin ku është inceneratori i Tiranës, ndërsa aty është ngritur një serë.

Në reagimin në Facebook, Kryemadhi jep edhe një detaj për pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.” – shkruan mes të tjerash Kryemadhi.

Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil

Postimi i plotë

Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.