TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesditën e sotme ka rënë zjarr në vendin e quajtur “Këneta e Zezë” në Strum të Bashkisë Roskovec në qarkun Fier .
Vatra e zjarrit ka përfshirë një sipërfaqe rreth 2 kilometra. Flaket janë vendosur nën kontroll, ndërsa në fillim kanë rrezikuar sera dhe banesa që ndodhen rreth kënetës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje për të neutralizuar flakët ku për shkak të erës kanë marrë një përhapje më të gjerë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, i cili është i dyti brenda pak kohësh në Bashkinë e Fierit, pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë zonën e Ruzhdies në Patos.