TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në procesin zgjedhor për drejtuesin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka theksuar se në garën ku u shpall fituese Elisabeta Katiaj, ka ndërhyrë ministrja e Financave, Anila Denaj, duke i anuluar fitoren të zgjedhurës për të favorizuar kandidaten humbëse, e afërt me qeverinë.
“Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj. E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.
Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.” – është shprehur Spaho.
Sipas Spahos, pas presionit të kryministrit Rama përmes vetting-ut, Gjykata Administrative anuloi në mënyrë absurde dhe antikushtetuese fitoren e kandidates Katiaj. “Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.”- tha Spaho.
Më tej, ish-deputeti paralajmëroi se “çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron”.