TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për shkak të motit të keq Bashkia Shkodër iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos futen në ujë pasi deti është shumë i trazuar.
NJOFTIMI:
Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur u motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.
Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme. Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det!
Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.
Një ditë më parë dy persona humbën jetën pasi u mbytën në Durrës. Viktimat ishin, një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar.