TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm punonjësit e një fasonerie në Berat kanë dalë në protestë për pagën e luftës.
Teksa janë mbledhur para drejtorisë së Tatim Taksave, punonjësit njëzëri kanë kërkuar që të paguhen për muajt që ky biznes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas tyre, ata nuk kanë marrë asnjë page lufte, edhe pse emrat e tyre figurojnë në sistem si përfitues.
Punonjësit deklarojnë se fasoneria u mbyll për shkak të pandemisë dhe ata qëndruan dy muaj pa rrogë e pa pagë lufte.
Protestuesit janë mbledhur në grup para Tatimeve, ndërsa nuk kanë respektuar distancimin social.