TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kërkesës së gjyshit të tij për ti dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllezërve Bilali të vrarë një ditë më parë, Astmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.
Mësohet se leja është dhënë për një afat dyditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tij.
Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë dy ditë leje Astmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit pasi ai është i vetmi mashkull në familje.
Ndërkohë Astmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rtikthehet në qeli.
Ish-kampioni i boksit Astmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar.
Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Autorët pas ekzekutimit të dy vëllezërve i kanë vendosur flakën mjetit tip “Benz” për të zhdukur çdo gjurmë të vrasjes.