TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto janë pamjet e para nga vendngjarja, ku një çift janë vrarë brenda makinës së tyre në Shkodër.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Berhan Bërçama, 30-vjeç, ndërsa paraprakisht thuhet se ai ka qenë një ish-polic. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja nga plumbat e pistoletës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Naim Gjylbegu, ndërsa mbeten ende mister rrethanat në të cilat është kryer vrasja e dyfishtë.
Policia që ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e detajeve të reja të kësaj ngjarje të rëndë.
