Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 34-vjecarit Eljon alias Kevin Hysa, është kapur dhe shoqeruar ne polici. Ai është H.R., ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person me iniciale A.T. 34-vjecari dyshohet se është vrarë me armë zjarri, me një plumb në kokkë, dhe më pas është groposur. custodia samsung s8 puro “Sot, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur). custodia tablet samsung tab4 Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. custodia a libro samsung galaxy s6 është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T. Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. custodia samsung avengers Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje”, njoftoi Policia e Durrësit.
Kush është Eljon Hysa?
Policia e Kurbinit njoftoi disa ditë më parë se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i një 34-vjecari nga Laci, për zhdukjen e djalit te tij:
“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri. 34-vjeçari rezulton edhe me emra të tjerë, Kejsi, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit, ai u zhduk pa gjurmë. Familjaret e tij kane shprehur dyshiemt se ai mund të ishte vrarë. 34-vjeçari ishte në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë. Hysa, rezulton per policinë bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.
custodia note 8 samsung originale Vrasja në Sarandë Për 34-vjeçarin, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës. Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet. Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.