AKTUALITET, 14 Korrik 2018, 22:27

Presidenti Meta uron homologun Macron për Festën Kombëtare të Francës

Presidenti Meta uron homologun Macron për Festën Kombëtare
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Francës Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Republikës franceze. custodia samsung j5 2017 europeo Në mesazhin e tij, Meta thotë se marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. custodia samsung 7 edge Gjithashtu, Presidenti Meta falënderon Francën për ndihëm që i jep Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike.

Mesazhi i urimit dërguar nga Meta për Macron:
I nderuar Zoti President,
Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe të gjithë francezët kudo që janë.
Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. custodia samsung s6 edge plus originale Ato kanë krijuar një bazament shumë të mirë miqësie e partneriteti për të ardhmen. custodia harry potter samsung j7 2017 Konstatoj me shumë kënaqësi se, në traditën më të mirë të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. galaxy j3 2016 custodia Interesi në rritje i investitorëve dhe kompanive të mirënjohura franceze për tregun shqiptar më bën optimist në këtë drejtim.
Mbështetja e madhe dhe e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike, si dhe ndihma për integrimin në organizatat euroatlantike, përcillen me ndjenja të thella mirënjohje e miqësie nga populli shqiptar.