AKTUALITET, 15 Korrik 2018, 09:25

Tronditet Shkodra sot në mëngjes, burrë dhe grua gjenden të vrarë brenda makinës së tyre

Tronditet Shkodra sot në mëngjes, burrë dhe grua gjenden të

Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre.

Një nga viktima është identifikuar si shtetasi Burhan Berçama rreth 30 vjeç, ish-polic në Fushë Arrëz, ndërsa nuk është bërë i ditur ende emri i gruas. Burhan Berçama kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Burrë e grua kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.