TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kanë zbuluar një tjetër udhëtim të dyshimtë tij jashtë vendit. Sipas asaj që raporton BW, udhëtimi ka ndodhur në verën e vitit 2017 kur Tahiri nuk e mbante më postin e ministrit, por ishte kulmi i akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Sipas të njëjtave burime Saimir Tahiri zgjodhi të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi deri në Lecce të Italisë. custodia samsung s8 verde Ky udhëtim i ish-ministrit është aktualisht nën hetim. custodia samsung j5 duos Udhëtimi është zbuluar pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Të njëjtat burime raportojnë se udhëtimi ka ndodhur pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit. custodia tablet samsung galaxy tab a 10 1 Gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Grupi i hetimit kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. custodia samsung j3 2016 con frase Kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë, shkruan Lapsi.al. custodia in pelle samsung j7 2017 Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. custodia samsung galaxy neo 3 Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. custodia e vetro samsung j7 2016 Skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali për tu rregulluar nga vetë Moisi Habilaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania. Vetë Tahiri tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe hetimet do të zgjasin edhe 3 muaj të tjerë.