AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 10:24

VIDEO/ Vlorë, burri tenton të godasë me thikë një grua në mes të qytetit, e shpëton kalimtari

VIDEO/ Vlorë, burri tenton të godasë me thikë një grua


Një incident, i cili mund të kishte rezultuar fatal është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Një burrë ka tentuar të godasë me thikë një grua, e cila fatmirësisht ka shpëtuar.

Siç shihet edhe nga videoja e postuar nga JOQ burri dhe gruaja janë duke debatuar, ku mes tyre, sipas qytetarit që ka dërguar videon, ka hyrë një kalimtar i rastësishëm. Ka qenë ai që ka shmangur ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë nuk dihet se çfarë janë mes tyre burri dhe gruaja.

Dëshmitari nga vendngjarja shkruan: Prsh joq die n qytetin e vlores po shikoja 1 bur dhe 1 grua q po shaheshin dhe ai buri vajti per ta qelluar me thik. Ai qe e shpetoi ishte kalimtar.