TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘Haxhias’ në Elbasan, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vendosur në pranga njërin prej autorëve të dyshuar, Metin Mehja, ndërsa në kërkim janë gjashtë bashkë-autorët e tjerë, për plagosjen me mjete të forta të dy vëllezërve Erand dhe Egis Bekteshi.
Njoftimi i Policisë:
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy shtetas. Policia arreston një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.