AKTUALITET, 26 Prill 2020, 12:45

U tha se meshkujt preken më shumë se femrat. Shifrat e Italisë hedhin poshtë studimet e deklaruara më parë

U tha se meshkujt preken më shumë se femrat. Shifrat e Italisë


Në javët e para të pandemisë, një nga treguesit më interesantë ishte diferenca gjinore e personave të prekur. Sipas disa studimeve u tha se meshkujt  kishin një predispozitë shumë më të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi sesa femrat.

Mirëpo në Itali ku është një nga vendet më të prekurua nga Covid-19 nuk është vënë re kjo gjë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik italian, tashmë të infektuarit të gjinisë femërore përfaqësojnë 51.4% të totalit prej 193 mijë personash.

Sipas mjekëve një nga faktorët është fakti se popullsia femërore është dominante në azilet e të moshuarve, që u goditën shumë në valën e dytë të koronavirusit,  dhe tashmë përbëjnë 44% të jetëve të humbura gjatë muajit prill.

Në itali ka paur edhe një numër të lartë të infektuarish edhe të të bluzave të bardha ku janë infektuar 20 mijë mjekë dhe infermierë. Ku nga këta ku 31% ishin mjekë, dhe të tjerët infermierë dhe personel ndihmës, ku gjinia femërore ishte sërish mbizotëruese.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 150 mjekë nga Covid-19.

ilmessaggero.it