AKTUALITET, 4 Qershor 2020, 10:35

VIDEO/ Deputeti jep dorëheqjen nga grupi parlamentar: Më falni për shprehjen por b*thlëpirjet…

VIDEO/ Deputeti jep dorëheqjen nga grupi parlamentar: Më falni

Deputeti Kostaq Papa ka dhënë dorëheqjen nga grupi i tij parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, ndërsa komunikimin e bëri live në seancën e sotme në Kuvend. Papa tha se ai tashmë do të merret me trajtimin e fenomeneve politike, dhe nuk do të ketë probleme personale me askënd.

“E lëshoj grupin parlamentar, dhe jap dorëheqje prej tij, duke i lënë paudhësitë politike në një pseudemokraci. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin, por do mererem me fenomenet politike, dhe jo me b*thëlëpirjet personale”, tha Papa, i cili njihet gjerësisht tashmë si deputeti i kaçurrelave, i cili qeraste me uiski femrat, në kohën kur ishte më i ri.