TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pranvera Janku, përfaqësuesja e Sindikatës së Mësuesve ka folur sot në emër të stafit pedagogjik të shkollës në Babrru, ku u ngacmua seksualīsht 15-vjeçarja. Janku ka deklaruar se asnjë nga mësuesit nuk ishte në dijeni të rastit.
Sipas saj roja i shkollës, Abaz Doku nuk ka rënë në sy në ambientet e shkollës për veprime të pahijshme. Ai theksoi se ngjarja është mbajtur totalisht e fshehtë nga edhe miqtë e 15-vjeçares.
“Asnjë nuk do që të ndodhë një ngjarje e tillë. Kjo është marrë vesh nga mediat, ne nuk kishim dijeni. Nuk është puna se kjo ra në sy brenda ambienteve të shkollës, nuk ndodhi këtu brenda. Këtu bëhet një punë e shkëlqyer.
Këto janë raste shumë të mprehta sociale, ne na duket shumë e padrejtë që të merresh me jetën private të dikujt, kur ti nuk je në dijeni. Drejtori nuk e ka ditur këtë rast. Drejtori thirri psikologen, këshillin drejtues, bëri lëvizje, por nga ana tjetër filluan edhe mediat. Unë drejtorin e njoh për njeri të rregullt.
Ky person i cili ka punuar kaq fshehtas, sillej mirë në shkollë. Ai hapte derën, nuk kam parë ndonjë gjë këtu brenda shkollës.
Për pjesën e vajzës unë nuk di të flas shumë, nuk kam të dhëna të sakta për këtë. Duhet të themi se në këto raste askush nuk flet, ndoshta shoqëria e ngushtë mund ta dinte, por nuk janë shprehur”, është shprehur ajo për Fax News.
Pak ditë më parë u bë publike përdhunimi i një 15-vjeçares. 64-vjeçari Abaz Doku, roje shkolle, ka përdhunuar në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, një 15-vjeçare.
Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Kjo ngjarje e rëndë vijoji për tre vite me radhë. Gjykata ka lënë në qeli 64-vjeçarin.