AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 20:44

Video/ Thonjtë e CR7 në pozicion jashtë loje: shpërthen web pasi Var i anulloi çuditërisht golin Ronaldos

Juventus e nis kampionatin me fitoren në transfertë përballë Parma. Bardhezinjtë pa Sarrin në pankinë, morën suksesin me golin e shënuar nga Chiellini në minutën e 21, por vëmendjen e vërtetë të sfidës në Tardini e rrëmbeu vendimi i arbitrit Maresca për të anulluar, pas këshillimit me VAR golin e Cristiano Ronaldos.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/juve-gol.mp4"][/video]

Në minutën e 34′ të pjesës së parë të Parma-Juventus Maresca anulloi golin e CR7, me rezultatin 1-0 për bardhezinjtë, pas sinjalizimit të VAR. Ronaldo është vlerësuar në pozicion jashtë loje në momentin e asist të Douglas Costa: cështje milimetrash, edhe pse në rrjetet sociale tifozët, bardhezinj e jo, kanë kundërshtuar me ironi. E vështirë të kuptohet, edhe sipas komenteve (pjesa dërrmuese ironikë), se cila pjesë e trupit të portugezit ishte përpara bashkëkombasit Bruno Alves.