TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në vazhdën e turit të tij “Po të dëgjoj” me qytetarët anembanë vendit, është takuar sot me gra fierake dhe ka dëgjuar problemet e tyre. “Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten, - tregon Basha në videon e publikuar në Fb. - Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do të vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë.”
Dialogu
Basha: Herën e fundit që kam qënë në Fier, ka qënë para 2-3 muajsh. Ka qënë e shtunë, kemi takuar gjithsej 5 apo 6 veta. Dyqanet bosh.
Një zonjë: Unë jam burrë e grua pa punë.
Basha: Po si jeton?
Zonja: Duke më dhënë ti, ajo, ajo…
Basha: Familjare.
Zonja: A është jetë kjo?! Të marrëshë bukën me listë në 2020-ën?!
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/548076419133219/