TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fill pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të rikthejë pasaportat ngjyrë blu, të cilat nuk janë përdorur prej 30 vitesh.
Pasaportat e reja do të fillojnë të shpërndahen në mars të këtij viti dhe do të zëvendësojnë pasaportat vishnje që përdoreshin kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Europian.
Sekretarja për Punët e Brendshme, Priti Patel, u shpreh se pasaporta do të jetë "edhe njëherë e ndërthurur me identitetin tonë kombëtar".
Pasaportat blu u prodhuan për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1921 dhe u hoqën nga qarkullimi, kur vendi u anëtarësua në Bashkimin Europian.
/TPZ.al/
Foto: Sekretarja për Punët e Brendshme, Priti Patel, prezanton pasaportën blu.
