AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 13:49

Si zgërdhihet Musa Ulqini (lavatriçja) me humorin e Ramës për qentë dhe analistët

Si zgërdhihet Musa Ulqini (lavatriçja) me humorin e Ramës


Edi Rama ka dalë edhe këtë të shtunë në punë për të inspektuar rrugë. Ai shoqërohej ndërkohë që ecte në një xhade fshati nga Taulant Balla dhe Musa Ulqini.

Mirëpo ndërkohë që kryeministri u fliste kamerave disa qen nuk po i ndaheshin. Pasi duroi Rama më në fund iu kthye kafshëve: “Pushoni mor analistë”. Ndërkohë në këtë moment kamera u fiksua mbi fytyrën e deputetit Musa Ulqini, zgjërdhirja e ekzagjeruar e të cilit me batutën e Ramës i kalonte kufijtë e çdo servilizmi.

Natyrisht, askush nuk i ka kërkuar Ulqinit, një gazetar i vjetër i gazetës së lavdishme Zëri i Popullit, të kundërshtojë hapur shefin e tij. Por për hir të profesionit të vjetër, apo edhe të faktit se është anëtar i komisionit të mediave ku ka mbrojtur me pathos lirinë e shtypit, ai mund të qëndronte neutral.

Por jo, Musai e shkeu gojën si çorape me batutën gjeniale të shefit, duke i dhënë të drejtë ish kryetarit historik Fatos Nano që si pasojë e aftësisë të tij për tu përulur, e quante “Musa lavatriçja”

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/637800340318883/

/Lapsi.al