TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Durrësit përplasen me ministrin Lleshaj: Na ke helmuar me gaz
Vizita e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” nuk është pritur mirë. Një nga studentët ka replikuar me të dhe i ka kujtuar hedhjen e gazi në protestë.
Debati i plotë:
Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për çfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret.
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij unë e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmuar me gaz, je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Çfarë të komunikojmë, çfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin.