AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 11:26

LAJMI I FUNDIT/ Goditi mjekun e urgjencës, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin

LAJMI I FUNDIT/ Goditi mjekun e urgjencës, policia shpall në

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 45-vjeçarit , i cili goditi një ditë më parë mjekun në Spitalin e QSUT-së.

Policia ka bërë të ditur se ditën e diele gjatë orës 13:30, shtetasi me inicialet A.M, banues në Tiranë ka goditur për shkak të detyrës mjekun e urgjencës.

Pas ka goditur mjekun shtetasi 45 vjeçar është larguar nga Spitali, ndërkohë që Policia po punon për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambientet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.