AKTUALITET, 6 Janar 2021, 18:35

Shkarkimi i dy mjekëve të QSUT, ish-deputeti i LSI: Skandal dhe marrëzi e qeverisë, të rikthehen urgjent në punë!

Shkarkimi i dy mjekëve të QSUT, ish-deputeti i LSI: Skandal dhe
Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, e quan skandal dhe marrëzi të qeverisë largimin e mjekëve nga puna. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Tavo thekson shkarkimi i vazhdueshëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. Referuar shkarkimit të dy mjekëve Ilir Allkja dhe Genc Struga, Tavo i kërkon qeverisë t’i rikthejë ata menjëherë në punë. Reagimi i Tavos: SKANDAL / Largimi i mjekëve nga puna është marrëzi e qeverisë. A e kuptoni se çdo të thotë të pushosh nga puna një mjek sot kur ne kemi mungesë të theksuar mjekësh? Shkarkimi i vazhdueshmëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. I bëj thirrje qeverisë t’i kthejë menjëherë në punë të dy mjekët e pushuar nga puna Ilir Allkja dhe Genc Struga. Ky është turpi i rradhës për drejtuesit e QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo qeveri skandalesh duhet larguar sa më parë. Të gjithë në mbështetje të bluzave të bardha, heronjve tanë të heshtur. VT

SKANDAL / Largimi i mjekëve nga puna është marrëzi e qeverisë. A e kuptoni se çdo të thotë të pushosh nga puna një mjek...

Posted by Vangjel Tavo - Faqja Zyrtare on Wednesday, January 6, 2021