AKTUALITET, 6 Janar 2021, 19:14

Kroacia tronditet sërish, tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter afër Petrinjës

Kroacia është tronditur sërish nga një tërmet. Kësaj radhe një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka rënë me epiqendër afër Petrinjës.

Vetëm ditët e fundit të 2020, Kroacia u trondit nga një tërmet 6.3 të shkallës Rihter që shkaktoi 7 viktima dhe 26 të plagosur si dhe të dëmtuar.