AKTUALITET, 3 Nëntor 2019, 19:21

Dhunoi futbollistin kundërshtar, kush është lojtari i Këlcyrës i arrestuar nga Policia dhe i dënuar disa herë nga Disiplina

Dhunoi futbollistin kundërshtar, kush është lojtari i

Detaje të reja janë mësuar nga episodi i dhunës në ndeshjen Këlcyra-Maliqi, ku është dhunuar një futbollist dhe ësthë tentuar të qëllohet trajneri i verilindorëve.

Mësohet se ka qenë futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli, që qëlloi lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.

Por Çoli nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi vetëm dy javë më parë u arrestua së bashku me disa miqtë e tij, pasi luanin në mënytë të paligjshme poker në një banesë të marrë me qera.

Po ashtu futbollisti i Këlcyrës sezonin e kaluar është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj kundërshtarëve, por dhe pas këtyre dënimeve ai vijon ende të luajë dhe të jetë një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit të tij.