AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 21:44

Plas tek Parlamenti, Policia i kërkon medias të largohet

Plas tek Parlamenti, Policia i kërkon medias të largohet



Tensionohet situata para parlamentit. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje medias që të largohet nga vendi ku pritet të zhvillohet ndërhyrja, e cila është ende e panjohur.

Metoda sesi policia do të ndërhyjë është e panjohur deri më sot në këto protesta që ka zhvilluar opozita në 3 muaj.

Situata është e ngjashme me atë të mbrëmjes së 25 majit, ku u plagosën disa protestuesë dhe punonjës mediash. Në këto momente nuk shihen drejtuesit e opozitës, ndërsa thirrjet për t’u larguar nga oborri i parlamentit vazhdojnë.