AKTUALITET, 17 Maj 2020, 12:03

VIDEO/Shembja e Teatrit , ja çfarë ka mbetur nga godina e rrënuar

VIDEO/Shembja e Teatrit , ja çfarë ka mbetur nga godina e


Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur nga godina e Teatrit Kombëtar. Ndërsa deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte e ngritur në këmbë, tani kanë mbetur vetëm gërmadhat.

Në pamjet nga brenda perimetrit të ndalur, shihet ndërtesa e shkatërruar në tokë.

Policia ndërhyri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shembur godinën e Teatrit duke i dhënë fund kështu rezistencës 2 vjecare të artistëve që e mbronin.

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar shkaktoi revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike, te cilet u perplasne me  policinë e shtetit ne tentative për t’u futur ne perimetrin e Teatrit.

Ditën e sotme janë shoqëruar rreth 37 qytetarë në komisariat, ndërkohë që mes tyre dhe përfaqësues të partive politike dhe një gazetar.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/05/PAN.mp4"][/video]