TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muajt e parë të vitit 2020 nuk kanë qenë edhe aq të lehtë për njerëzimin, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për planetin.
Ndërsa më shumë se 1.4 milionë njerëz në të gjithë botën janë sëmurur me virusin korona, Toka po “shërohet” dhe me hapa shumë të shpejta.
Këto muaj kanë treguar edhe një herë se çfarë aftësie të mrekullueshme ka natyra për t’u rigjeneruar nëse ne i krijojmë mundësitë. Matjet e bëra tregojnë një ulje të konsiderueshme të ndotjes së ajrit, në Italinë Veriore në Kinë dhe në Evropë përgjithësisht.
Veç ajrit, janë pastruar edhe ujërat në kanalet e Venecias ku janë kthyer mjelmat dhe delfinët. Edhe në një qytezë në Britaninë e Madhe, ndërsa njerëzit rrinë të mbyllur, dhi të egra kishin zbritur për t’u ushqyer.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në një fshat në Korçë. Ndërsa njerëzit vijojnë të rrinë mbyllur, dy arinj të murrmë u shfaqën sot në zonën e mbrojtur “Guri i Nikës” Pogradec.