TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
BBC raporton se tigresha e quajtur Nadia, motra e saj Azul si dhe dy tigra Amur dhe tre luanë Afrikan, në kposhtin zoologjik të Bronx New York, kishin shfaqur simptoma të një kolle të thatë dhe pritet të rikuperohen së shpejti. Macja e madhe (tigri) mendohet se është infektuar nga kujdestari i kopshtit zoologjik. Shpresojmë se njohja e rasteve të tilla do na japin më shumë informacion rreth këtij virusi që është bërë një problem në gjithë rruzullin tokësor duke u kthyer në një pandemi globale.
Dyshohet se Nadia dhe gjashtë macet e mëdha mund të jenë infektuar nga një asimptomatik kujdestar i kopshtit zoologjik.
"Ky është rasti i parë në botë që njeriu infekton një kafshë dhe kafsha sëmuret," tha të dielën Paul Calle, shefi veterinar në kopshtin zoologjik.
Ka pasur raste të kafshëve shtëpiake që testojnë pozitive me koronavirus diku tjetër në botë, por ekspertët kanë theksuar se nuk ka asnjë provë që ata të mund të sëmuren ose të përhapin sëmundjen.
Z. Calle tha që ai synon të ndajë gjetjet me kopshte zoologjike të tjera dhe institucionet e tjera që studiojnë transmetimin e Covid-19.
"Ne e testuam macen [Nadia] me kujdes dhe do të sigurojmë që çdo njohuri që marrim në lidhje me Covid-19 do të kontribuojë përshpejtimin e gjetjes së një kure për këtë virus" tha drejtori i kopshtit zoologjik në një deklaratë.
Nadia, motra e saj Azul, si dhe dy tigrat Amur dhe tre luanët afrikanë që shfaqën simptoma, priten të bëjnë një shërim të plotë, tha kopshti zoologjik.
Macet e mëdha kishin një ulje të oreksit por po reagojnë mirë ndaj kujdesit veterinar. Kopshti zoologjik tha që nuk dihet se si do të zhvillohet virusi në kafshë si tigrat dhe luanët pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por të gjitha kafshët do të monitorohen nga afër. /TPZ.AL/