TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja e njohur angleze, Honor Blackman ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
“The Guardian” citon një deklaratë nga familja e saj, ku thuhet se aktorja ndërroi jetë për shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Lewes, në Sussex Lindor, jo për shkaqe të lidhura me koronavirusin.
Aktorja e disa roleve të njohura, mes të tjerash mbahet mend edhe për rolin e saj si Pussy Galore në filmin e James Bond, “Goldfinger”.
Blackman është bërë e njohur edhe për rolin si Cathy Gale në vitet ’60 për serialin televiziv “The Avengers” përkrah Patrick Macnee. Rolet e tjera të saj përfshijnë atë të Heras në filmin “Jason and the Argonauts” dhe Laura West në seralin tekeviziv të 1990-s “The Upper Hand”.