LIFESTYLE, 6 Prill 2020, 16:11

“Jam e dashuruar kokë e këmbë”, Fifi s’e mban më të fshehtë: Do bëj një javë dasmë, ai mend në kokë ka por…

“Jam e dashuruar kokë e këmbë”, Fifi s’e mban


Në një intervistë me moderatorin, Ardit Gjebrea, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka rrëfyer disa detaje rreth jetës së saj personale, që nuk i dinin më parë.

Fifi ka rrëfyer se është e dashuruar marrëzisht me një djalë, emrin e të cilit ka vendosur të mos e tregojë kurrë, por nëse do të përfundojë me të, do të bëjë një javë dasmë, siç e do tradita shqiptare.

Biseda

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?

Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.

Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?

Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!

Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!

Fifi: Ai mend në kokë ka, por…

Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?

Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur.

Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?

Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë.

https://youtu.be/WObUark3hC0