LIFESTYLE, 8 Gusht 2021, 11:23

Video që nuk duhet humbur, fansi i zjarrtë realizon portretin e Melindës në kokë

Reperja e njohur, Melinda Ademi është gjatë gjithë kohës në qendër të mediave rozë. Pas videos që u bë virale, ku një fans tentonte ta prekte, një gjest i veçantë ka surprizuar artisten.

Një fans i zjarrtë i reperes, i ka prerë flokët në atë formë që të tregojë fytyrën e saj.

Ka qenë berberi Joti Bocerri, ai i cili e ka realizuar portretin special në kokën e klientit të tij.

@jotihairReply to @lyricsxvibees0 who's next ?? ????♬ Karma - Melinda Ademi

Në videon e publikuar në TikTok e cila është bërë tashmë virale, berberi tregon tërësisht procesin deri në arritjen e rezultatit përfundimtar.

Me siguri ky gjest e ka lënë pa fjalë Melindën, duke e emocionuar vërtetë reperen.