LIFESTYLE, 4 Gusht 2021, 16:22

Albërie Hadërgjonaj publikon foton pa filtra: Me vetëm katër orë gjumë dukem bukur

Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj nuk njeh moshë. Pavarësisht viteve që shkojnë, ajo duket gjithmonë shumë e re dhe me linja perfekte.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në story e saj në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet pa ‘make up’.

“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Hadërgjonaj përkrah postimit.

Sa i përket muzikës, Albërija ndonëse nuk ka publikuar ndonjë këngë të re tani afër, vazhdon të jetë aktive me koncerte.