LIFESTYLE, 4 Gusht 2021, 12:45

Dua Lipa ia mori valles me raki në kokë dhe “Qyqekun” e Remzie Osmanit, reagon këngëtarja

Dua Lipa ia mori valles me raki në kokë dhe “Qyqekun” e

Pak më parë, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka treguar botës çdo të thotë të jesh shqiptar përmes një video të publikuar në Instagram. Ajo shfaqej me gotën e rakisë në kokë, shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie dhe Nexhat Osmanit “Hajde luj qyqek”. Ndërkohë që në sfond dëgjohet “Lujma belin”, Dua duket se po argëtohet shumë në mes e rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Ndërkohë, menjëherë ka reaguar edhe Remzia, e cila e ka ripostuar këtë video në profilin e saj në Instagram, duke theksuar se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare. “Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll❤️”, janë fjalët e Osmanit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani)