LIFESTYLE, 5 Gusht 2021, 10:02

1,7 miliardë dollarë, Rihanna bëhet zyrtarisht miliardere

1,7 miliardë dollarë, Rihanna bëhet zyrtarisht miliardere

Këngëtarja e njohur, Rihanna është shpallur zyrtarisht miliardere nga revista e famshme “Forbes”.

Artistja nga Barbadosi është bërë muzikantja më e pasur në botë, dhe vajza e dytë më e pasur nga bota e showbizit, pas Oprah Winfreyt.

Sipas Forbesit, pasuria e Rihannas shkon në vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh.

Rihanna u bë e famshme me hitet e saj si “Umbrella”, “Diamonds” dhe “Rude Boy”, ishte suksesi i saj në biznes me linjën e saj të bukurisë “Fenty Beauty”, që e çoi këngëtaren drejt statusit të miliarderes.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj, në vlerë prej 1,4 miliardë dollarë, vjen nga vlera monetare e brendit të saj, të cilin ajo e lancoi në vitin 2017, e në të cilin ajo posedon 50% të aksioneve.

Artistja ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja në muzikë.

Albumi i saj i fundit ishte “Anti” të cilin ajo e publikoi në fillim të vitit 2016, dhe i cili radhitet si albumi i saj i tetë.