TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë fundjavë, vëmendja e gjithë Europës do të jetë te superdueli i ditës së diel në Premier League ku Liverpul do të presë Mançester Sitin. Të dy klubet, ashtu si edhe në sezonin e kaluar janë pretendentet kryesore për triumfin final.
Një mendim rreth kësaj sfide nuk ka munguar as nga trajneri i mirënjohur, Fabio Kapelo. Italiani shprehet se Jurgen Klop ka krijuar diçka fantastike me Liverpulin, ndërsa nga ana tjetër futbolli i Guardiolës është si në teatër.
“ Për mendimin tim, Klop ka krijuar diçka magjike. Atmosfera e stadiumit ‘Anfield’ është fantastike, ekipi reflekton entuziazmin e fansave. Lidhja mes ekipit, Klop dhe tifozëve është unike. Ndërkohë, Guardiola është i ndryshëm. Mendoj se e bën skuadrën të luajë sikur të jetë në teatër. Spektakli është shumë i mirë, por është si të shkosh në teatër”, u shpreh Kapelo.