TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa nga mesdita dhe në vijim do të ketë përmirësim gradual të motit duke bërë që vranësirat të spostohen përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten me 2°C në mesditë.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
E martë, 12 Nëntor 2019
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Por duke filluar nga mesdita dhe pasditja parashikohet zhvillim i vranësirave duke bërë që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet e shiut në orët e mbrëmjes. Më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore ku pritet që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.