AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 17:50

Video/ Plas sherri në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, pasagjeri godet me grushte shoferin

Video/ Plas sherri në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, pasagjeri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, ku një pasagjer dhunoi shoferin e mjetit.

plas sherri ne urban on Vidnews.

Dyshohet se sherri ka filluar pasi një vajze i është vjedhur portofoli në urban. Pasi i kishte pikasur se i mungonte portofoli, vajza ka njoftuar faturonin dhe shoferin për ngjarjen, por sipas pasagjerëve, shoferi mbylli menjëherë derën e urbanit.

Ka qenë ky veprim që ka shkaktuar irritimin e një prej pasagjerëve, i cili filloi të godiste shoferin.