TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm politikanë të opozitës dhe politikanë nga Kosova. Edhe nga brenda qeverisë Rama ka zëra që janë kundër projektit për "Mini-Schengenin Ballkanik".
Një prej tyre është edhe ministri i Diasporës, ish-kryeministri gjatë luftës në Kosovë dhe një prej senatorëve të PS, Pandeli Majko, ka dalë publikisht kundër idesë Rama-Vuçiç.
Në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firenzes në Itali, Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.
“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, tha ndër të tjera ministri i kabinetit "Rama".
Gjatë javës së kaluar, teksa kryeministri Rama përgatitej për Samitin e Ohrit ku bëri deklarata të ashpra kundër Kosovës, mësohet se ka pasur tensione në kmbledhjen e qeverisë.
Ka qenë pikërisht Ministri i Disaporës që nuk e ka përkrahur idenë e kryeministrit, e cila përjashton Kosovën nga takimet rajonale dhe afron Shqipërinë me Serbinë.
Sipas burimeve nga PS, kur një debat me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë, mes Edi Ramës dhe ministrit të Diasporës, që mban edhe pasaportë si shtetas i Kosovës.