AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 17:16

Një grup djemsh dhunojnë transgjinoren "Anxhela" , Xheni Karaj: Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen!

Drejtuesja e organizatës "Aleanca LGBT", Xheni Karaj, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj transgjinores së njohur si "Anxhela", nga një grup djemsh në Tiranë.

Karaj shprehet se komuniteti LGBTI, duhet të përballet me ngjarje të tilla të rënda, për shkak të diskriminimit dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit, të zbardhë menjëherë ngjarjen dhe të identifikojë autorët.

Reagimi i Karajt:

Pamje të rënda!!!

Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.

Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t'i sjellin ata përpara drejtësisë.

Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim!

/TPZ.al/