AKTUALITET, 12 Prill 2021, 15:54

VIDEO/ PD-ja denoncon aktin e shëmtuar: Kryetarin tonë në Dhivër e kanë regjistruar në komision si anëtar të PS-së!

VIDEO/ PD-ja denoncon aktin e shëmtuar: Kryetarin tonë në

Spiro Çavidhi, kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, Sarandë, ka denoncuar një akt të shëmtuar nga ana e Partisë Socialiste.

Ai thotë se e kanë regjistruar në Komision si anëtar të Partisë Socialiste pa dijeninë dhe pa dëshirën e tij.

“Spiro Çavidhi banues i fshatit Cerkovic dhe Kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar një akt të shëmtuar nga ana e Partisë Socialiste.

Spiro Çavidhi është regjistruar në Komision si anëtar i Partisë Socialiste, pa dijeninë dhe dëshirën e tij.

Akt i paprecedentë dhe i shëmtuar nga socialistët të cilët përpiqen me çdo kusht dhe çdo veprim të shmangin më kot humbjen e 25 prillit,” shkruan PD.