TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç u bë me dije dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke filluar nga sot kanë nisur fluturimet me Britaninë e Madhe, të cilat ishin pezulluar prej disa kohësh për shkak të situatës me koronavirusin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetarët për nisjen e udhëtimeve.
Reagimi i aeroportit:
Duke filluar nga sot, British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas.
Për detyrimin e karantinës, do t’ju njoftojmë në një postim të dytë.
Faleminderit për durimin. Shëndet të mirë.