TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha sot nga Vlora se Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve.
I pyetur mbi largimet nga LSI-ja në PS, Vasili tha i bindur që “Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën”.
"Vlora e meriton interesin sepse Vlora është Vlorë. Dhe në çdo moment të historisë e ka drejtuar vendin në atë drejtim ku ka qenë më e mira për të dhe asnjëherë në drejtimin e gabuar. Në këtë moment përmbysja e madhe fillon në Vlorë dhe është e domosdoshme të fillojë këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve i këtyre që kanë shkarkuar dhe në Vlorë siç e shikoni,këtyre mbeturinave që nuk kanë ku të venë. Nuk mund të jetë fati i shqiptarëve peng i duarve të hajdutëve, tradhtarëve të kombit,të provuar si tradhtarë, pra tradhtarë dhe gënjeshtarë Vlora nuk ka pranuar kurrë në historinë e saj.
Situata e LSI-së në Vlorë është absolutisht e shkëlqyer. Jam pjesë e mbështetjes absolute për Vlorën, jo thjesht dhe vetëm si drejtues i LSI-së, por si vlonjat dhe rrënjët e mia janë shumë të forta familjare, nga nëna dhe nga babai im i ndjerë. Dhe është një situatë e shkëlqyer. Sepse Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën.
Nuk është vend ku mbeturinat e politikës të shkarkohen këtu. nuk mund të shkarkohen mbeturinat e politikës të pa riciklueshme gjëkundi, të kusarëve të Astirit, të koncesioneve, të votave të Dibrës, Gjiknurët, Afrim Qendrot dhe Edi Ramat me shokë në Vlorën e shenjtërisë politike, të patriotizmit, të lirisë dhe dinjitetit. Si do të votojnë? Do të votojnë listën e Astirit apo disa nga këta kandidatë të shkëlqyer që unë kam përkrah dhe jam i nderuar që t’i kem.
Do të votojnë patjetër dhe e ka vendosur Vlora, do votojë Grisejdën, pedagogen, vajzën e shkëlqyer të Vlorës. Do votojnë pa asnjë diskutim Dikensin, një njeri patriot.Do të votojnë patjetër Anxhelën, vajzën e Gjormit dhe të Vlorës. Jam i lumtur për Lirinë që kam në krahë, kandidaten e shkëlqyer, gruan e jashtëzakonshme. Kemi pra dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri tjetrin", tha Vasili.