TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të fushatës elektorale në Gramsh teksa është shprehur se mandatin e tretë nuk e do për veten por për Shqipërinë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë thotë se nga pikëpamja profesionale i ka arritur të gjithë, por shprehet se kërkon ende pushtet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në fjalën e tij ndër të tjera, kryeministri shprehet se Shqipëria duhet të kap majat.
“Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne nuk e duam pushtetin për vete. Unë nuk e dua pushtetin për veten time. Nëse dikush do thoshte ça do ti më: Ke qenë ministër, kryetar bashkie, je kryeministër. Nga pikëpamja profesionale unë i kam parë të gjithë këto maja. Nëse qëndroj këtu, qëndroj sepse mua këtu nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Përsa kohë shqiptarët, shumica duan të ngjiten në atë majë unë e di si mund të ngjitemi në atë majë. Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne kemi bërë gabime pa diskutim. Ne nuk jemi të rënë nga qielli. Nga qielli vetëm shiu bie.” tha Rama.