TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy armët tip kallashnikov të përdorura në një atentat në Tiranë, dyshohet të jenë blerë nga anëtarë të klanit ‘Duka’, në një nga 20 bazat e armëve që policia zbuloi ditët e fundit në kryeqytet.
Për të faktuar dyshimet nga Policia e Tiranës dhe prokurorët e SPAK, grupi hetimor do t’i dërgojë armët për ekspertizë balistike në një laborator më të specializuar në Kosovë.
Bazat e armëve u zbuluan pas arrestimit të Ermond dhe Enver Jamakut që me porosi të Gjergj Cukalit, shpërthyen me tritol makinën e Gjon Menës në Kamëz.
Enver Jamaku bashkëpunoi me prokurorinë duke zbardhur edhe tre ngjarje të tjera kriminale ku ata kishin marrë pjesë. Ai u ka kërkuar hetuesve një celular dhe nëpërmjet aplikacionit Google Maps, u ka treguar saktësisht vendin se ku ndodhej baza e armëve, e cila u sekuestrua të shtunën.
Magazina është në pronësi të 43-vjeçarit Sokol Xhura, i cili vijon të jetë ende në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit të 1 prillit, ku u zbuluan 18 bazat e para të modifikimit dhe magazinimit të armëve dhe muncioneve.
Madje, për të përforcuar dëshminë e tij, Enver Jamaku i ka treguar hetuesve se një numër të konsiderueshëm armësh, i ka futur vetë në këtë depo, si dhe ka marrë pjesë në modifikimin e magazinës.
Pas zbulimit të këtyre depove, policia nisi menjëherë hetimet për të zbuluar se kush grupe kriminale i kanë blerë armët dhe nëse ato janë përdorur në atentate të ndryshme. /Abcnews