TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”, ku ndër të tjera foli edhe për grabitjen në Rinas.
Ai u shpreh se ka shumë besim tek Policia e Shtetit dhe se autorët e kësaj grabitjeje do të vihen në pranga. Ndërsa për paratë, Lleshaj tha se mund edhe të jenë djegur.
“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real,“- pohoi ministri i Punëve të Brendshme.
Ndërkohë ditën e sotme, mediet raportuan se janë identifikuar dy prej grabitësve. Sipas tyre, njëri ishte Klement Cala dhe tjetri Aleks Pepa.
Më pas, policia në një deklaratë zyrtare përgënjeshtroi gjithçka, duke theskuar se lajmet e publikuara janë të pasakta.
Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta.
Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.
Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.